Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaSport
Sport

Sadiku ndalet në gjysmëfinale të turneut në Turqi

nga Kaltrina Berila27 prill 2023
Sadiku ndalet në gjysmëfinale të turneut në Turqi

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të turneut “Çesme” që po mbahet në Izmir të Turqisë.

Sadiku humbi nga boksierja turke, Gizem Ozer.

Klubi i Donjetës e ka vlerësuar jo të drejtë ndarjen e drejtësisë.

“Boksierja jone Donjeta Sadiku në luftë kundër boksieres vendase, turkes Gizem Ozer pësoi humbje. Një vendim jo i drejtë dhe një referim jo i drejtë, ku u dëmtua nga gjyqtaret të cilat anuan nga vendasja. Edhe pse Donjeta ishte dukshëm më e mirë se kundërshtarja, u prit një vendim i tillë ku edhe në meçet tjera të boksierëve turke u bënë padrejtësi të tilla”, shkruan në njoftimin e klubit të boksit “Uniteti”.

Sadiku të mërkurën mposhti boksieren nga Japonia, Ayava Taguchi, ku edhe siguroi medaljen e bronztë në kategorinë deri 60 kilogramë.

ETIKETA:#Sport#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →