Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Sala Jashari shpreson të ketë sonte votim të hapur

nga Venera Grabanica26 korrik 2025
​Sala Jashari shpreson të ketë sonte votim të hapur

Bashkëkryesuesja e seancës konstitutive, deputetja Sala Jashari shpreson që sonte në seancën konstituive të mundësohet votim të hapur për kryeparlamentar.

Para fillimit të seancës, ajo tha se pret reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, në mënyrë që të dilet nga ngërçi politik.

“Po shpresoj shumë që LVV ka reflektuar dhe të mos ta lejojë që të zvarritet edhe më tutje për shkak që qytetarët e Kosovës kanë nevojë për lidership të vërtetë, për ata që me të vërtetë dëshirojnë të kontribuojnë për vendin e tyre, sepse në fund të fundit inatet nuk duhet të jenë parësore, duhet të jenë të fundit apo hiç fare kur është në pyetje Kosova… Në çdo tentativë ne kemi pritur realisht që LVV të reflektojë për shkak që ne kemi dhënë mundësi për kompromis realisht, kështu që ne kemi dhënë kompromisin tonë. Shpresoj që edhe sot do të reflektojnë meqë është hera e fundit sipas Gjykatës Kushtetuese… (Pyetet se a do të ketë votim të hapur) Unë shpresoj që po”, deklaroi ajo.

Deputetja e PDK-së tha para mediave se nuk ka filluar kjo legjislaturë ashtu siç ka dashur.

“Fillimisht, vetë fakti që jam deputetja më e re e këtij kuvendit, e legjislaturës së nëntë, për mua është një nder dhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme. Nuk ka filluar siç kam dashur edhe siç do të donte çdo i ri dhe e re që do ta fillon këtë rrugëtim. Çka do që e shoh tash është që çdo deputet duhet të jetë i përgjegjshëm edhe në asnjë moment të mos krijojë lojëra politike siç ka ndodhur deri sot”, tha Jashari.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →