Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sali Berisha dënohet për shpifje

nga RTV2127 dhjetor 2019

U dënua me 500 mijë lekë

Ish-kryeministri, Sali Berisha është dënuar nga gjykata Civile e Tiranës për shpifje, pas padisë së bërë nga kryeministri Edi Rama. Në vendimin e Gjykatës thuhet se Berisha ka për detyrim të dëmshpërblejë Ramën me 500 mijë lekë (të reja).

Gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesë-padisë, sepse vlera e dëmshperblimit nga paditësi (Rama) është 1.000.000 lekë. Gjithashtu gjykata ka vendosur detyrimin e palës së paditur të publikojë përgenjeshtrimin në faqen e tij “Facebook”.

Ndërkohë vendimi për Berishën është marrë për deklaratën në Facebook më date 15.10.2018 “Fundi i kakistokracisë së kallam deshtaku po troket”./vizionplus

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →