Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sali Berisha shpallet non grata nga Britania e Madhe

nga B G22 korrik 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se është shpallur non grata nga Britania e Madhe.
Përmes një deklarate për media ai tha se lajm i është bërë e ditur përmes një letre Home Secretary.
Në letër thuhet se vendimi u mor për “lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike, si edhe për korrupsionin”.
Berisha i cili kundërshtoi këtë vendim deklaroi se është ndërmarrë “në vazhdën e shpifjeve për interesa të njëjtit grup, që ka sponsorizuar edhe vendimin e Sekretarit Blinken, të bazuar në shpifje dhe lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe multimiliardierit George Soros”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →