🇽🇰 Kosova
Salih Mustafa sot për herë të parë para gjyqtarit në Hagë
nga Kaltrina Berila28 shtator 2020
Salih Mustafa sot do të paraqitet për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë.
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Mustafa ballafaqimin e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë në ora 15:00.
Paraqitja e parë e Mustafës do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet live në faqen e Gjykatës Speciale.
Mustafa u bë emër i njohur ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në Qendrën e paraburgimit në Hagë.










