Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Salihaj: E këshillova Mustafën ta kandidojë Osmanin për kryeministre

nga E.Bullaku15 shkurt 2021

Adem Salihaj, ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka bërë të ditur se para zgjedhjeve në tetor të vitit 2019, e ka këshilluar kryetarin Isa Mustafa që ta kandidojë Vjosa Osmanin për kryeministre nga radhët e LDK-së.

Në Click të RTV21, Salihaj ka thënë se poashtu Mustafës i ka sugjeruar që të bëjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, ishte kërkesë e elektoratit.

I pyetur se përse LDK-ja insistoi ta marr Ministrinë e Punëve të Brendshme në koalicionin bashkëqeverisës me Vetëvendosjen, Salihaj ka thënë se mendon se ishte ndikim i Hashim Thaçit, atëbotë president i Kosovës./21Media

 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →