Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Salman Rushdie ka humbur shikimin me njërin sy

nga Venera Grabanica23 tetor 2022

Agjenti i Salman Rushdie ka thënë se autori ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë pas sulmit që pësoi teksa përgatitej për të mbajtur një leksion në New York dy muaj më parë.

75-vjeçari u godit me thikë në qafë dhe në bust ndërsa doli në skenë për të mbajtur një fjalim mbi lirinë artistike në Institutin Chautauqua në 12 gusht.

Deri më tani, shkalla e plotë e lëndimeve të Rushdie ishte e paqartë. Por në një intervistë me El País të Spanjës , Andrew Wylie shpjegoi se sa serioz dhe ndryshim i jetës kishte qenë sulmi.

“Plagët e tij ishin të thella, por ai gjithashtu ka humbur shikimin e njërit sy,” tha Wylie.

“Ai kishte tre plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë sepse i janë prerë nervat në krah. Dhe ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks. Pra, ishte një sulm brutal.”

Agjenti nuk pranoi të thoshte nëse Rushdie ishte ende në spital, duke thënë se gjëja më e rëndësishme ishte që shkrimtari të jetonte./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →