Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama pritet nga Starmer

nga Venera Grabanica22 tetor 2025
Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, Rama pritet nga Starmer

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Londër ku merr pjesë në punimet e Samitit vjetor të Procesit të Berlinit.

Në kuadër të Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama u prit nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Më herët sot, Rama mori pjesë edhe në pritjen e mbretit Charles III dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer për liderët e Ballkanit Perëndimor, në Pallatin St. James.

Samiti vjetor i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Londër me pjesëmarrjen e kryetarëve të qeverive, përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së dhe vendeve partnere të Procesit të Berlinit, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale të përfshira në proces.

Rama ndodhet në Britaninë e Madhe që prej ditës së djeshme dhe ishte pjesë e panelit të Chatham House, me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian” një diskutim mbi sfidat e secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.

Gjithashtu, Kryeministri ishte i ftuar në “Future Resilience Forum 2025”, forumi ndërkombëtar i sigurisë dhe politikave globale./oranews

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →