Reperi Ledri Vula sot feston ditëlindjen e 35-të.
“Përgjithmonë i ri, nuk plakna #35”, është shprehur Ledri krahas fotografive që ka postuar sot në Instagram ku shihet se është i mbushur me energji, ndërsa ka pranuar urime të shumta nga fansat në hapësirën për komente.
Me rastin e ditëlindjes së Ledrit, Sara Hoxha ka zbuluar se ajo dhe reperi i kanë dedikuar tatuazhe njëri-tjetrit. Ata kanë bërë tatuazh vitet e lindjes së njëri-tjetrit. Ledri mban në krahë vitin 1992, ndërsa partnerja e tij vitin 1986.
“Të dua djali i ditëlindjes”, ka shkruar Sara krahas fotografisë.
Kujtojmë se para disa javësh dyshja bënë tatuazh emrin e vajzës së tyre, Poem Blu./21Media










