Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Sarrazin: Plani evropian nuk i zgjidh të gjitha problemet

nga Venera Grabanica27 shkurt 2023
Sarrazin: Plani evropian nuk i zgjidh të gjitha problemet

I dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, sheh në planin e paraqitur një shans për Kosovën dhe Serbinë.
Ai ka thënë se sheh në planin e paraqitur një shans për të dyja vendet.

“Propozimi evropian që bazohet në iniciativën gjermane dhe franceze është në gjendje të zgjidhë një pjesë të madhe të problemeve mes dy vendeve. Ai do të hapë rrugën për integrimin rajonal në BE”, shprehet Sarrazin në jë intervistë për DW.
Ai ka thënë se pranimi i këtij plani është një hap thelbësor për të dyja vendet në drejtim të BE.
Sipas tij, tani është mundësia që të dyja palët të tregojnë fleksibilitet dhe të pranojnë propozimet e paraqitura.
“Ky do të ishte edhe një sinjal i rëndësishëm pozitiv për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në një situatë kritike ndërkombëtare, thekson Sarrazin./21Media
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →