Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sasho Mijallkov dënohet me 12 vjet burgim

nga Kaltrina Berila26 shkurt 2021

Sasho Mijallkov është dënuar me 12 vjet burg në rastin “Target-Fortesa”.

Ai si drejtor ka keqpërdorur sistemin e përgjimeve, me të cilin ka menaxhuar DSK-ja. Ka mbajtur në kontroll edhe kryerësit tjerë të veprave penale, transmeton TV21.

Në rastin për përgjimet ilegale, Mijallkov është dënuar për veprat e tija derisa ka qenë drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim për përgjimet ilegale që janë bërë në Maqedoninë e Veriut.

Përveç Mijallkovit, në këtë rast është dënuar edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska me 4 vjet burg dhe 10 të punësuar të tjerë të DSK-së./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →