RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SBASHK: Harresa e Qeverisë ndaj ligjit të pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat

nga E.Bullaku8 tetor 2021

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka deklaruar se harresa e Qeverisë ndaj Ligjit të pagave do t’i kthejë protestat dhe grevat.
“Ka kaluar më shumë se një vit nga vendimi i Kushtetueses dhe bazuar në realitetin shihet se Qeveria dhe gjithë institucionet gjegjëse, me apo pa qëllim, e kanë harruar fare Ligjin e pagave dhe ky veprim i tyre dhe mungesa e gatishmërisë për dialog me sindikatat krijon pakënaqësi, që vazhdon të shtohen, dhe kjo do të bëj që të kthehen protestat dhe grevat”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.
Sipas tyre, SBASHK-u e as sindikatat tjera nuk i dëshirojnë protestat e grevat, por do të veprojnë në bazë të kërkesave të anëtarësisë sepse ky është obligim i tyre./21Media 

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →