Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SBASHK-u dorëzon kallëzimin penal ndaj ministrit Hekuran Murati

nga B G1 shtator 2022

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, bëri të ditur se ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë për ministrin e Financave, Hekuran Murati, pas vendimit për ndalimin e pagave për punëtorët që janë në grevë.
“SBASHK-u e ka përgatit dhe e ka dorëzu në organin gjegjës në prokuroi kallëzimin penal ndaj zotit Hekuran Murati, e tash ai kur te thirrin le t’i qet letrat e le t; i kallëzojë dikujt se paska drejt ai thu se janë paret e tij. Buxheti i Kosovës është edhe me djersën tonë, nuk e ka pru atë buxhet prej shpisë të vet. Nuk po i kërkojmë Muratit që pagën e vet t’ia japë arsimtarëve, Buxhetin e popullit ndaja njerëzve që i shërbejnë popullit., tha ndër tjerash Jasharaj gjatë vizitës në shkollën “28 Nëntori”.
Ai po ashtu u bëri thirrje mësimdhënësve të qëndrojnë të bashkuar si dhe deklaroi se greva do të përfundojë kur të realizohen kërkesat e tyre./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →