Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SBAShK-u uron mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për vitin e ri shkollor

nga Kaltrina Berila2 shtator 2024
SBAShK-u uron mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për vitin e ri shkollor

Sindikata Bashkuar e Shkencës dhe Kulturës ka uruar mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit për fillimin vitit të ri shkollor.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se edhe në këtë vit shkollor do të përballen me shumë sfida, “por bashkërisht mund t’i tejkalojmë më lehtë”.

“Të nderuara anëtare, të nderuar anëtarë të SBASHK-ut, ne jemi në vazhdimësi të angazhimeve që me dialog të gjejmë zgjidhje meritore për kërkesat tuaja legjitime edhe pse nuk e kemi të lehtë sepse Qeveria vazhdon me qasjen e gabuar ndaj dialogut dhe ndaj sindikatave në tërësi. Ne do të vazhdojmë me aktivitetet dhe me komunikimin me institucionet dhe palët tjera me qëllim që të realizojmë gjithë kërkesat e anëtarësisë, por nëse dialogu nuk jep asnjë rezultat, atëherë ne do të respektojmë vullnetin tuaj edhe për veprime sindikale për të cilat vendosin përfaqësuesit tuaj që nga çerdhet e deri në universitete në Këshillin Drejtues të SBASHK-ut”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →