Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

SBASHK-u vazhdon grevën, edhe pas ofertës së Qeverisë

nga RTV2120 janar 2019

“Dihet, grevë do të ketë”

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit në Kosovë duke ofruar ngritje pagash për ta.

Ai ka komunikuar lajmin pas takimit dhe ka bërë thirrje që nesër të fillojë mësimi, por kjo nuk do të ndodhë.

Rrahman Jashari nga SBASHK-u, ka thënë për KP se ata shpejt do të dalin me një komunikatë, por çka dihet është se greva do të vazhdojë.

“Oferta e Qeverisë është minimale. Disa sektorë nuk janë përfshirë fare, e disa të tjerë i bie që kanë rritje vetëm 10%. Dihet kërkesa jonë, ka thënë ai, duke shtuar se tashmë po komunikojnë me shtabin e tyre dhe përfaqësuesit e gjithë sektorit të arsimit.

“Dihet, grevë do të ketë”, tha ai.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →