Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Schallenberg: Festimet në Serbi për vrasësit nuk janë pritur mirë në Evropë

nga Venera Grabanica24 tetor 2023
Schallenberg: Festimet në Serbi për vrasësit nuk janë pritur mirë në Evropë

Shefi i diplomacisë austriake, Alexander Schallenberg, theksoi se është e rëndësishme që Serbia të sjellë para drejtësisë pjesëmarrësit e sulmit në Banjskë.

“Serbia duhet t’i sjellë para drejtësisë pjesëmarrësit në sulmin e Banjskës. Është diçka që duhet ta bëjë. Të festosh dikë që kreu vrasje si hero është diçka që nuk është pritur mirë në Evropë”, u tha ai gazetarëve në kuadër të forumit të 12-të të strategjisë së BE-së për rajonin e Danubit në Bërdo pranë Kranjit, Slloveni, raporton N1.

Më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit, pas sulmit nga një grup terrorist serb, mbeti i vrarë polici i Kosovës, tashmë Heroi Afrim Bunjaku.

Nga ky grup mbetën të vrarë tre terroristë, ndërsa tre të tjerë janë arrestuar..

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →