RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Scholz: Për mua dialogu Kosovë-Serbi ka përparësi të lartë

nga B G11 dhjetor 2024
Scholz: Për mua dialogu Kosovë-Serbi ka përparësi të lartë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se Gjermania do të përpiqet të ndihmojë normalizimin e raporteve Kosovë- Serbi dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe në të ardhmen.

Kancelari gjerman në një konferencë për media të martën pas takimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se për të personalisht, çështja e dialogut Kosovë-Serbi ka një përparësi të lartë dhe se shpreson të shohë teksa marrëveshjet e arritura zbatohen hap pas hapi.

“Është me rëndësi që të gjitha shtetet e rajonit të kenë fqinjësi të mirë. Kjo vlen në mënyrë të veçantë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Ne do të përpiqemi të lehtësojmë normalizimin e këtyre marrëdhënieve dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Për mua personalisht kjo çështje ka një përparësi të lartë. Ka marrëveshje të arritura të cilat shpresoj të zbatohen hap pas hapi. Ju e njihni marrëveshjen e Ohrit:”, ka thënë Scholz

Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin
LAJMI TJETËR →
Kurti: E kemi parë në të kaluarën, pa marrëveshje për presidentin kot e konstituojmë Kuvendin

Më të fundit

Të gjitha →