Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje

nga Venera Grabanica11 qershor 2025
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje

Seanca konstituive e Kuvendit sot ka filluar me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit.

Bujar Bukoshi, ka vdekur të martën në moshën 78-vjeçare.

Bukoshi, mjek, urolog, profesor i universitetit, ishte kryeministër i Kosovës në mërgim nga viti 1991 deri në vitin 1999.

Ai ishte pjesëmarrës aktiv i lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës.

Bukoshi ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe pas pavarësimit të vendit mbajti disa poste politike, si deputet i Kuvendit të Kosovës, ministër i Shëndetësisë dhe zëvendëskryeministër.

Bukoshi – i lindur në Suharekë në vitin 1947 – e mbaroi Fakultetin e Mjekësisë në Beograd më 1971, ndërsa tezën e doktoratës e mbaroi në vitin 1985, në Fakultetin e Mjekësisë në Berlin.

Gjatë karrierës së tij ai punoi edhe si mjek dhe profesor universitar në Prishtinë.

Bukoshi ka lënë pas bashkëshorten, Dr. Zana Bukoshi, vajzat Ora, Shota, Nita dhe nipërit Dardan dhe Taulant.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →