Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohen 657 bankënota nga dy euro në një bankë në Pejë

nga Venera Grabanica14 dhjetor 2023
Sekuestrohen 657 bankënota nga dy euro në një bankë në Pejë

Policia e Kosovës njofton se një zyrtare e një banke komerciale në Pejë ka raportuar se pas kontrollimit të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga dy euro me gjithsej 1 mijë e 314 euro.

Siç njofton policia, bankënotat dyshohet se janë pranuar më herët dhe janë të falsifikuara.

Monedhat e dyshuara janë sekuestruar nga njësia e krim teknikes dhe rasti është duke u hetuar.

“Pejë /NN. Ankuesja femër kosovare, zyrtare në një bankë ka njoftuar se pas kontrollimit të gjitha degëve i kanë klasifikuar 657 bankënota nga dy (2) €  gjithsej 1314 €, që dyshohet se janë pranuar më herët dhe janë të falsifikuara. Bankënotat e dyshuara janë sekuestruar nga njësia e krim teknikes. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →