Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Sekuestrohen aparate (POS) që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në veri

nga Venera Grabanica9 shtator 2025
​Sekuestrohen aparate (POS) që shërbenin për pagesa me valutë të dinarit në veri

Policia e Kosovës njofton se sot, në kuadër të një kontrolli në disa biznese-lokale në komunën e Mitrovicës Veri në shtatë biznese të ndryshme ka hasur në shtatë aparate-POS të cilat kanë shërbyer për kryerjen e pagesave në valutën dinar.

Sipas policisë, në lidhje me këtë rast është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili, ka udhëzuar që këto aparate të sekuestrohen përkohësisht dhe të iniciohet rast për veprën penale “Keqpërdorim i autorizimeve ekonomike”.

“Ne lidhje me rastin nuk ka persona të arrestuar, ndërsa sipas kompetencave rasti ka kaluar për trajtim nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike – Rajoni Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →