Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohen armë dhe municion në Mitrovicë

nga Venera Grabanica31 janar 2022

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe sasi të ndryshme të municionit në një lokacion në Mitrovicë.
Në cilësi të provave materiale Policia ka konfiskuar AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 20 fishekë të AK-47, 2 fishekë të pushkës se gjuetisë, një set për pastrim të armës, 2 granata dore dhe dy detonatorë.
“I dyshuari tashme i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi, ku sipas informatave i dyshuari në fjalë është jashtë vendit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →