Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohen pajisje për prodhimin e kriptovalutave në Drenas

nga Egzona Mehmeti10 janar 2022

Policia ka informuar se të dielën në Drenas ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

“Njësitë policore nën dyshimin se është duke bërë kontrabandë me mallra kanë ndaluar automjetin me targa vendore të cilin kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Në automjet i dyshuari kishte të ngarkuara pajisje për prodhimin e kriptovalutave si: 116 kartela grafike, 17 pllaka me procesor, 50 siguresa të energjisë elektrike, 21 USB dhe 2 procesorë të përdorur.”, ka bërë të ditur policia.

Vetura me të gjitha pajisjet është sekuestruar dhe me trajtimin e rastit, sipas policisë, do të vazhdojë Dogana e Kosovës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →