Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohen rreth 20 mijë euro mall i dyshuar

nga Venera Grabanica26 shkurt 2024
Sekuestrohen rreth 20 mijë euro mall i dyshuar

Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 20 mijë euro brenda një automjeti, nga  Njësia  e  TASK  FORC-ës -Lindje, e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana  e Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media, Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa fatura, disa nga mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara.

“Më datë 23.02.2024 ,pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti”, thuhet në komunikatën e policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →