Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohet një armë në shtëpinë e Top Kloshit, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

nga Gentrita Xhemajli4 shtator 2025
Sekuestrohet një armë në shtëpinë e Top Kloshit, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer bastisje në shtëpinë e Top Kloshit, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, që ndodhi më 3 gusht në Baicë të Lipjanit.

“Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Më 13 gusht Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar 30 ditë paraburgim Kolshit.

Pasi u arrestua Kolshi në prokurori e pranoi fajin për vrasjen e Bajraktarit, trupi i të cilit u gjet i fshehur e groposur brenda një are me misër.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →