RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Sekuestrohet një sasi e marihuanës në Gjakovë

nga Venera Grabanica14 maj 2025
​Sekuestrohet një sasi e marihuanës në Gjakovë

Një person është arrestuar në Gjakovë pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij, Policia e Kosovës ka sekuestruar substanca të dyshuara narkotike.

Sipas policisë, në shtëpinë e tij janë gjetur rreth 2.52 gram marihuanë dhe dy qese najloni me rreth 1.84 gram kokainë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Domenik Përgegaj, Gjakovë 13.05.2025, 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 2.52 gram si dhe dy qese najloni të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 1.84 gram. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →