Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sekuestrohet sasi e madhe barnash nga një barnatore

nga Kaltrina Berila5 korrik 2023
Sekuestrohet sasi e madhe barnash nga një barnatore

Policia me Inspektoratin Farmaceutik kanë inspektuar një barnatore në Prizren pasi ishin informuar se në të kishte barna pa banderola. Të mërkurën, Policia pasi ka hetuar barnat janë sekuestruar gjithsej 280 paketime të barnave të ndryshme medicinale, me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Turqia, në vlerë prej 3200 euro.

“Gjatë inspektimit farmacistja C.Y. (viti i lindjes 1991, femër kosovare), e cila njëkohësisht është edhe pronare e barnatores, nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e një sasie të konsiderueshme të barnave, të cilat barna medicinale janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik”, ka njoftuar Policia./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →