Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sela dhe Gashi sot u drejtohen mediave si partner koalicioni

nga B.K21 shkurt 2020

Zgjedhjet në Maqedoni

Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët sot do ta nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion parazgjedhorë, për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 12 prill në Maqedoninë e Veriut.

Nënshkrimi i marrëveshjes për koalicion vjen pas disa takimeve në mes dy partive dhe vijon pasi që të dy partitë paraprakisht ishin dakordruar që në zgjedhjet e 12 prillit të garojnë së bashku.

Nga  shtabet e dy partive njoftojnë se ceremonia e nënshkrimit do të shoqërohet edhe me një konferencë për media, ku fjalë rasti do të kenë dy kryetarët e partive përkatëse, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela.

Nga atje gjithashtu deklarojnë se pas nënshkrimit, dy kryetarët dhe drejtuesit e tjerë të partive do t’i takojnë qytetarët në Çarshinë e Shkupit.

Në njoftimin e partive theksohet se ceremonia e nënshkrimit do realizohet në hotelin “Holiday Inn” në Shkup./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →