Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sela ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit tragjik

nga Kaltrina Berila23 nëntor 2021

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik mëngjesin e sotëm në Bullgari.
“I tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bullgari, ku 46 bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën në autobusin e aksidentuar që kthehej nga Turqia. Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë. Ngushllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më shpejtë”, shkruan kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela./Tv21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →