Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sela: Nishani do të mbahet mend gjatë për dashurinë ndaj shtetit dhe kombit

nga E.Bullaku2 qershor 2022

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot mori pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-presidenti të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Sela tha se Nishani do të mbahet mend për dashurinë ndaj shtetit dhe kombit.
“Presidentin Bujar Nishani e përcollëm me shumë dhimbje për në banesën e fundit. Me nderimet më të larta dhe me përulje për jetën dhe veprën, përcollëm funeralin e një figure që gjatë do të mbahet mend për urtësinë, pjekurinë, dashurinë për shtetin dhe kombin, si dhe kontributin e tij për shumë procese të rëndësishme edhe përtej kufijve të shtetit shqiptar. Ngushëllime familjes Nishani dhe mbarë popullit shqiptar!”, tha Sela./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →