Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sela: Shqiptarët po e sulmojnë platformën shqiptare

nga E.Bullaku12 qershor 2017

Sela tregoi arsyen se përse e ka mbledhur kryesinë

Kreu i LR-PDSH-së Ziadin Sela sot ka mbledhur kryesinë qendrore të partisë së tij në Tetovë për të vendosur se kush do të zë vend nëpër kabinetet ministrore.

Kjo mbledhje është thirrur vetëm një dit pas takimit mes liderit të BDI-së Ali Ahmetit dhe kreut të PDSH-së Menduh Thaçit.

Sela para kamerës se TV21 tregoi arsyen se përse e ka mbledhur kryesinë por kur u pyet për takimin e Ahmetit dhe Thaçit pati çfarë të thotë, shkruan tv21.tv

Ai i përgëzoi dy krerët e partive më të vjetra që këtë takim e kanë bërë publikisht, duke shtuar se Ahmeti dhe Thaçi takohen vazhdimisht fshehurazi ( prapa kamerave).

Sela vazhdoi edhe më tutje duke thënë se Thaçi nuk ka çfarë të përzihet në pikat e Deklaratës së përbashkët të partive politike shqiptare pasi që nuk është nënshkrues i së njëjtës. Sela ‘ rikujtoi se Thaçi deri dje as që e ka njohur këtë Deklaratë.

“Gjithçka mund të ketë qenë por jo takim mes qeverisë dhe opozitës” tha Sela./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →