Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Senatori McCain viziton Manastirin e Graçanicës

nga RTV2114 prill 2017

Senatori Amerikan, John McCain pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar edhe Manastirin në Graçanicë.

“Sot, senatori McCain pas takimit me presidentin Thaçi ku u nderua me Urdhrin e Lirisë, vizitoi Manastirin e Graçanicës, për të parë disa nga pasuritë kulturore të ndryshme të Kosovës dhe u ndal në Soma Book Station për makiaton e famshme të Kosovës”, thuhet në një postim të Ambasadës Amerikane në Prishtinë në Facebook.

Ndryshe senatori amerikan nga dita e djeshme është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë dhe dje ai  mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →