Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Sendet e çuditshme që të famshmit mbajnë në çantat e tyre

nga Venera Grabanica9 mars 2022

Paratë,  çelësat, një telefon janë gjërat thelbësore për t’i marrë me vete kudo që të shkoni. Por disa yje duket se sjellin shumë më tepër sesa duhet.
Bright Side ka bërë një përmbledhje me disa të famshëm që i befasojnë të gjithë, madje edhe ata që i njohin mirë, me të gjitha sendet befasuese që mbajnë në çantat e tyre.
Emma Watson
Emma Watson ka vërtet shumë gjëra të ndryshme në çantën e saj. Miqtë e saj madje e quajnë atë “zonja e çantës”. Ajo mbanë një libër dhe ditar me vete. Por ndër gjërat më befasuese, është një shishe me ujë të nxehtë, një deodorant vegan,  make-up dhe Nutella.
Miranda Kerr
Pa dyshim që Miranda Kerr kujdeset shumë për lëkurën dhe shëndetin e saj. Ajo është një supermodele dhe në fakt ka themeluar markën natyrale të kujdesit të lëkurës, Kora Organics. Nuk do të ishte çudi të gjeje disa nga këto apo produkte të ngjashme në çantën e saj.
Ariana Grande
Ariana Grande mbanë disa parfum, duke përfshirë një shishe të vogël kolonje për meshkuj. Ajo shpjegoi, “Kam erë si dikush që më mungon shumë kur jam në rrugë.” Përveç kësaj, ajo ka një  gurrë të vogël me të shkruar “qetësi”./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →