Serbët po protestojnë kundër taksës së vendosur ndaj produkteve serbe
Disa serbë janë mbledhur para Gjykatës në Mitrovicë të veriut për të protestuar kundër taksës së vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe.
Gazetarja e KALLXO.com raporton nga vendi i ngjarjes se serbët janë mbledhur para Gjykatës rreth gjysmë ore më parë.
Serbët kanë mbajtur edhe gjatë javës së kaluar protesta në shenjë kundërshtimi për taksën e vendosur prej 100% për produktet serbe.












