Serbia dorëzon në EULEX “garancitë” që serbët Axhiq e Trajkoviq të mbrohen në liri
Qeveria e Serbisë ka dorëzuar në misionin e EULEX-it në Kosovë grancitë me të cilat kërkohet që serbët Milan Axhiq dhe Slagjan Trajkoviq të lejohen të mbrohen në liri, deri në fund të procedurave.
E ashtuquajtura Zyre për Kosovë ka treguar se në emër Qeverisë së Serbisë ka dorëzuar garancitë te EULEX-iu.
Si Axhiq ashtu edhe Trajkoviq po mbahen në paraburgim në Podujevë.
Axhiq u arrestua më 9 dhjetor në pikën kufitare në Jarinje, ndërsa Trajkoviq u arrestua më 15 dhjetor po ashtu në Jarinje.
Axhiq akuzohet për “sulm ndaj personit publik” dhe “mbajtje, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armës”. Ai dyshohet se sulmoi me armë zjarri zyrtarët policorë.
Ndërsa Trajkoviq dyshohet për krime lufte në Kosovë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në ofensivën ushtarake të 6 prillit të vitit 1999 në Reznik të Vushtrrisë dhe ofensivën e 2 majit të vitit 1999 në Vushtrri.









