Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Serbia mund të mbajë referendum për Kosovën

nga B.K20 shkurt 2019

“Vënia e kufirit me Kosovën nuk është propozim zyrtar, por ide e zyrtarëve shtetërorë”

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se vënia e kufirit me Kosovën nuk është propozim zyrtar, por ide e zyrtarëve shtetërorë. Sipas tij, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referendumit.

Komentet e ministrit Daçiq u bën pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira.

Megjithatë, të marten, Daçiq pati deklaruar se vënia e kufirit me Kosovën është propozim zyrtar i Serbisë.

Disa orë pas kësaj deklarate, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”.

“Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, tha Vuçiq gjatë një vizite në një Institut shëndetësor në Beograd.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim i kufijve”./REL

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →