Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Serbia refuzon propozimin e SHBA-së për Kosovën

nga Kaltrina Berila17 shkurt 2019

Propozimin e Trumpit e quajten skandaloze

Beogradi nuk do të pranojë propozimin e Amerikës për të njohur Kosovën, e cila quajt “hipokrite”, që iu bë presidentit, Aleksandar Vuçiq për Ditën e Shtetit nga homologu i tij amerikan, Donald Tramp.

Sipas mediumit serb novosti, kjo thirrje që bëhet në vigjilje të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës është skandaloze, dhe pala serbe atë e sheh si ‘aksion të sinkronizuar’ për ta vënë në kurth Serbinë për ta pranuar pavarësinë e Kosovës, transmeton rtv21.tv.

Trump në ditën kur i ka shkruar Hashim Thaçit për t’ia uruar 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, letër i ka shkruar edhe presidentit serb, për Ditën e Shtetit.

Ai u ka kërkuar edhe njëherë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje sivjet duke propozuar njohje të ndërsjellt./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →