Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Serbia renditet e para për krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor kurse Kosova e fundit

nga Venera Grabanica27 shtator 2023
Serbia renditet e para për krim të organizuar në Ballkanin Perëndimor kurse Kosova e fundit

Indeksi Global i Krimit të Organizuar për vitin 2023 ka renditur Serbinë në mesin e tri vendeve me nivelin më të lartë të krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.

Sipas të dhënave të këtij Indeksi, Kosova ka nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon.

Bazuar në të dhënat e këtij indeksi, në vitin 2021 Kosova kishte shkallën më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor me 5.19 pikë ndërsa këtë vit është vlerësuar me 4.97 pikë, duke u renditur përsëri në vendin e parë e përcjellë nga Maqedonia e Veriut me 5.03.

Me 5.17 pikë renditet Shqipëria, duke qenë e treta pas Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Serbia është vlerësuar përsëri me nivelin më të lartë të kriminalitetit me 6.22, e përcjellë nga Mali i Zi me 5.90 dhe Bosnja dhe Hercegovina me 5.85.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →