Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Serbia shkurtoi buxhetin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, reagon Bislimi

nga Venera Grabanica6 shkurt 2024
Serbia shkurtoi buxhetin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, reagon Bislimi

Pas vendimit të Serbisë për ta shkarkuar buxhetin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka reaguar Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

Lidhur me këtë Bislimi ka thënë se blloku “nuk po e sheh këtë si veprim të njëanshëm të Serbisë”.

“Kështu duket minoriteti më i diskriminuar në Evropë. Spastrimi etnik nëpërmjet metodave administrative, tash po vazhdohet edhe me shkurtimin e buxhetit të Këshillit Kombëtar Shqiptar. Por, ndoshta BE-ja ende nuk e sheh këtë si veprim të njëanshëm të Serbisë. Prandaj, nuk ka nevojë për përshtatje dhe nuk ka shqetësim për implikimet për popullatën shqiptare. Kosova dënon padrejtësinë e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ne qëndrojmë të fortë dhe të vendosur për ta luftuar për barazi dhe trajtim të drejtë”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →