Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Serbia thotë se edhe një shtet e tërhoqi njohjen e Kosovës

nga Kaltrina Berila29 qershor 2022

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se edhe një shtet ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ai nuk ka dhënë detaje duke mos e përmendur emrin e shtetit.
Sipas tij, ky është vendi i pestë në pak javë që ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.
“Ndaluni o njerëz. Dhe më lejoni t’ju them, ne kemi edhe shtetin e pestë që e tërhoqi njohjen e Kosovës”, tha Vuçiqi, shkruan b92.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare lidhur me këtë çështje.
Pavarësinë e Kosovës, e shpallur më 2008, e kanë njohur 117 shtete./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →