RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Serbia zyrtarisht do ta kërkojë kthimin e ushtrisë së saj në Kosovë

nga Venera Grabanica15 dhjetor 2022
Serbia zyrtarisht do ta kërkojë kthimin e ushtrisë së saj në Kosovë

Qeveria e Serbisë në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin që t’i kërkojë NATO-s kthimin e ushtrisë së Serbisë në Kosovë, kështu ka bërë të ditur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Vendimi është marrë. Nesër në mëngjes, personalisht do ta dërgojmë te komandanti i KFOR-it kërkesën që një numër i caktuar, në qindra deri në mijëra, i forcave tona të kthehet në Kosovë”, ka thënë pas mbledhjes, Vuçiqi.
Kërkesa e Serbisë vjen pak ditë pas nisjes së tensioneve në veri të Kosovës dhe në ditën kur Kosova aplikoi zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian./21Media

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
LAJMI TJETËR →
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

Më të fundit

Të gjitha →