Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFilm
🎬 Film

Seriali “The Power” së shpejti në Amazon Prime Video

nga B.K2 mars 2023
Seriali “The Power” së shpejti në Amazon Prime Video

Në fund të këtij muaji në Amazon Prime Video do të lansohet seriali i titulluar “The Power”.
Aktoret, në mesin e tyre Toni Collette e Auli’i Cravalho, në serialin e ri “The Power” tregojnë aftësitë e tyre në një nivel tjetër.
Kjo dramë e cila bazohet në romanin e Naomi Alderman me po këtë titull të vitit 2026, paraqet vajza të reja të cilat kanë elektricitet në gishtat e tyre. Kjo i bën të fuqishme. Ato tani shfrytëzojnë fuqitë e tyre për t’u mbrojtur nga të tjerët.
Fuqitë u ndihmojnë që t’i ndjekin aspiratat dhe të luftojnë për të drejtat e tyre si kurrë më parë.
Këtë grup të vajzave me fuqi të mbinatyrshme e udhëheq aktorja Toni Collette.
Kjo fuqi bëhet pjesë e botës së vajzave nga i gjithë globi, dhe ajo fuqi nuk mund t’u merret.
Vajzat me elektricitet në gishtërinjët e tyre kuptojnë se këtë fuqi mund tua japin edhe grave në moshë, që do të thotë se e tërë gjinia femërore në botë pajisen me këto fuqi.
Sezoni i parë i serialit “The Power” pritet ka nëntë episode. Ai do të lansohet me 31 mars 2023 në Amazon Prime Video./21Media

ETIKETA:#Film#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →