Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve

nga Kaltrina Berila5 janar 2022

Sërish ka pasur alarm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë pë portalin rtv21.tv se sot rreth orës 8:30 të mëngjesit kanë pranuar telefonatë anonime përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.
Siç është bërë e ditur, menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë dhe në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë Ahmeti.
Edhe para dy javësh Policia është njoftuar përmes një telefonate anonime nga një person se ai ka vendosur mjete shpërthyese./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →