Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë

nga Kaltrina Berila31 tetor 2024
Sërish përplasje para Kuvendit të Shqipërisë

Deputetët e përjashtuar të opozitës janë rikthyer sërish në Kuvendin e Shqipërisë, duke përsëritur skenarin e dy javëve më parë të përplasjes me forcat e Gardës.

Flamur Noka, Dash Sula, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani ishin sërish në krye të përballjeve me Gardën e cila edhe njëherë ka rritur praninë e saj në dyert e Kuvendit, të përforcuar me një gardh metalik.

Fyerje dhe shtyrje ka pasur në drejtim të Gardës, e cila u cilësua nga deputetët opozitarë si në shërbim të regjimit të kryeministrit Edi Rama.

Opozita ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga “mosbindja civile”, teksa dy ditë më parë bllokoi për 3 orë me radhë 6 akse kryesore të vendit.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →