RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Sërish shpërthime në veri të Mitrovicës

nga Kaltrina Berila7 dhjetor 2022
Sërish shpërthime në veri të Mitrovicës

Pak më parë u raportuan dy shpërthime në Kodrën e Minatorëve dhe një në lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës.
Portali rtv21.tv ka kontaktuar me Policinë e Kosovës. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti tha se ka pasur shperthime me mjete piroteknike dhe shok-bomba. Sipas Hotit nuk ka dëme materiale.
Shpërthime në këtë zonë ka pasur edhe gjatë ditës së martë.
Incidentet ndodhën derisa Policia po i shoqëronte zyrtarët e KQZ-së drejt hapjes së komisioneve komunale zgjedhore.
Komunat në veri të Kosovës janë pa kryetarë që nga fillimi i nëntorit.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli më pas 18 dhjetorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave veriore./21Media

Sunny Hill me një tjetër spektakël, Martin Garrix elektrizon natën finale
LAJMI TJETËR →
Sunny Hill me një tjetër spektakël, Martin Garrix elektrizon natën finale

Më të fundit

Të gjitha →