Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Sërish tërmet në Maqedoni

nga Kaltrina Berila7 shtator 2025
Sërish tërmet në Maqedoni

Një tërmet me intensitet prej tre ballësh sipas shkallës makroseizmike evropiane është regjistruar mbrëmë në Maqedoni.

Sipas të dhënave të Observatorit Sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror në Shkup, tërmeti është regjistruar dje në orën 20:39, me magnitudë lokale 2.7 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në rajonin e Kërçovës, rreth 75 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Nga të dhënat fillestare, lëkundjet janë ndjerë në Kërçovë, Ohër dhe rrethinën.

Gjithashtu edhe një ditë më parë janë regjistruar lëkundje më të lehta të tokës. Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo pasoja në njerëz./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →