Lajmet për Shakirën dhe Gerard Piqué janë ende në rend të ditës. Nga Spanja vjen lajmi për një program të ri në ekranin e vogël ku të dy do të kenë një rol shumë të rëndësishëm.
Ka qenë gazetarja Marina Esnal ajo që ekskluzivisht për gazetën La Razón ka konfirmuar këtë lajm që i ka intriguar të gjithë, përcjell portali rtv21.tv
Sipas saj, kanali Televisión Española po përgatit një emision të quajtur “Unaza prej ari” . Një hapësirë e ngarkuar për shqyrtimin e martesave dhe çifteve më të shquara në skenën sociale spanjolle.
Siç siguron artikulli, duket se Pique dhe Shakira janë përfshirë në listën e të famshmëve. Sidomos pas ndarjes së tyre të diskutueshme.
“Një prej tyre do të jetë ai i Shakirës dhe Piqué, të cilët do të jenë protagonistët e një prej episodeve.”, thuhet në një pjesë të shkrimit në La Razón .
Për momentin, projekti është vetëm në fillimet e tij dhe nuk ka një datë se kur do të fillojë transmetimi. Ajo që duket si një fakt i konfirmuar është se futbollisti dhe këngëtarja nuk do të shpëtojnë nga rrjeti i TVE-së për të bërë publike të mirat dhe më pak të mirat e martesës së tyre./21Media









