Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Shakira hedh poshtë thashethemet për lidhje të re: Jam e përkushtuar te fëmijët

nga Xh.D5 dhjetor 2022
Shakira hedh poshtë thashethemet për lidhje të re: Jam e përkushtuar te fëmijët

Shakira është një nga personalitetet më të njohura në industrinë e muzikës për shumë vite.
Marrëdhënia e saj me ish-yllin e Barcelonës, Gerard Pique, nënkuptonte se ajo ishte një profil i lartë. Që kur ish-çifti njoftoi në botë ndarjen e tyre, ka qenë një “festë” thashethemesh.
Ka pasur thashetheme që përmendin se Pique e tradhtoi Shakirën me Clara Chia Marti, të cilën ish-ylli i futbollit ia ktheu së fundmi. Mes gjithë kësaj, nisën spekulimet se Shakira ka nisur lidhje të re.
Këngëtarja ka hedhur poshtë thashethemet së fundmi.
“Në respekt për fëmijët e mi dhe momentin që po kalojnë, kërkoj nga mediat të ndalojnë spekulimet. Nuk kam asnjë partner dhe asnjë iluzion tjetër përveçse t’i përkushtohem tërësisht fëmijëve të mi dhe mirëqenies së tyre”, tha ajo./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →