Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shala, Bahtijari dhe Januzi mund të gjykohen nga 11 nëntori e tutje

nga Kaltrina Berila7 tetor 2024
Shala, Bahtijari dhe Januzi mund të gjykohen nga 11 nëntori e tutje

Ka nisur sot seanca e parë përgatitore para gjykimit ndaj Haxhi Shalës, Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit, të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i akuzon për pengim të drejtësisë.

Shala që u paraqit fizikisht dhe Bahtijari e Januzi nga Qendra e Paraburgimit u njoftuan me trupin gjykues që do t’i gjykojë treshen, me shumë gjasë nga 11 nëntori e tutje.

Palët janë pajtuar se deri në këtë datë, të cilën Trupi Gjykues e sheh si më të përshtatshmin për ta filluar gjykimin, mund t’i përfundojnë hetimet e tyre dhe të dorëzojnë listat e plota të dëshmitarëve që synojnë të sjellin për t’i shfajësuar treshen e dyshuar për frikësimin e një dëshmitari i cili do të dëshmonte për Rexhep Selimin, tek rasti “Thaçi dhe të tjerët”.

Megjithatë paradite ka pasur mospajtime nga avokati i Sabit Januzit, Jonathan Rees, i cili është ankuar për mospagesa dhe pengim të ekipit të tij për të udhëtuar drejt Kosovës për ta përgatitur çështjen, duke mos e specifikuar nëse mund t’i përmbahet dorëzimit të materialeve para 11 nëntorit. Diskutimet gjykata i vazhdoi në seancë private.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →