Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shala: Grenell do të përcaktojë vija të kuqe për Kosovën

nga Venera Grabanica5 mars 2025
Shala: Grenell do të përcaktojë vija të kuqe për Kosovën

(Lajm i përditësuar)

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, në ”Click” të RTV21 foli për vizitën që do ta bëjë në Kosovë Emisari special i ShBA-së Richard Grenell,  për çka tha se ai do të përcaktojë vija të kuqe për Kosovën.

”Do të jetë i qartë dhe i prerë në qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, pra do të përcaktohen vija të kuqe për Kosovën se si duhet të sillet në partneritet nëse ajo dëshiron një partneritet me SHBA-të dhe gjithashtu do të vihet në pikëpyetje e ardhmja e stabilitetit të Kosovës në rast se do të ketë devalmim nga rruga e saj”, tha Shala.


Shala: Plani për krijimin e xhandarmërisë së Kosovës është në tavolinën e kryeministrit Kurti

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë, në ”Click” të RTV21 theksoi se plani për krijimin e Xhandarmërisë së Republikës së Kosovës është një çështje që ka dy vjet që ndodhet në tavolinën e Kryeministrit Albin Kurti.

Sipas Shalës, ky plan është pjesë e përpjekjeve për forcimin e rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ai tutje theksoi se ende nuk dihet arsyeja pse Kryeministri Albin Kurti nuk po e implementon këtë plan.

”Në tavolinen e Kryeministrit, Albin Kurti qe dy vite eksiziton plani për krijimin e xhandarmërisë së Republikës së Kosovës në kuadër të Ministriës së Brendshme”, tha Shala.

Shala: KFOR-i bën rotacione, raportimet për tërheqjen e trupave të NATO-s, të mangëta

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë në ”Click” të RTV21 tha se raportimet për tërheqjen e trupave të NATO-s ka qenë i mangët, duke shtuar se varësisht nga rastet KFOR bën rotacione.

”KFOR varësisht nga intensiteti bën rotacione të ndryshme, varësisht nga zhvillimet që mund të pritet në kontekstin rajonal dhe global mund të kem ulje nëse vlerësohet se nuk ka nevojë për forcat e shtuara amerikane, jo të mbylljes së kampit”, tha Shala.


Shala: Politikë pa kokë, nuk e ka kuptuar rëndësinë e standarteve të NATO-s për formimin e Ushtërisë

Drizan Shala, njohës i çështjeve të sigurisë në ”Click” të RTV21 duke komentuar transformimin e Ushtrisë, e vlerësoi atë si një proces të dështuar, që nuk ka pasur një bazë të fortë dhe të kuptueshme për zhvillimin e saj.

Ai theksoi se një politikë pa kokë, e cila nuk ka kuptuar rëndësinë e standarteve të NATO-s, ka çuar në dështimin e rrugëtimit të ushtrisë.

”Politikë pa kokë, një politikë që nuk e ka pasur për bazë dhe nuk e ka kuptuar zhvillimin e një ushtërie se si duhet të jetë me standarte të NATO-së. Rrugëtimi i ushtërisë ka dështuar se ka qenë politikë pa kokë”, tha Shala./21Media

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →