Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Shala i LDK-së premton ujë të pijshëm dhe zhvillim ekonomik për Kaçanikun

nga B G26 shtator 2025
Shala i LDK-së premton ujë të pijshëm dhe zhvillim ekonomik për Kaçanikun

Kandidati i LDK-së për kryetar të Kaçanikut, Betim Shala në debatin zgjedhor të RTV21 prezantoi programin e tij qeverisës për këtë komunë, tha se bazohet në gjithë dikasterët e komunës.

Tha se planprogrami i tij përfshin vlerën e 13,5 milionë eurove, e që ky buxhet sipas tij do të ndahet në shtatë drejtori, duke shtuar se synon uljen e numrit të drejtorive nga nëntë sa janë aktualisht.

“Ne kemi hasur tri probleme kryesore, problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, zhvillimit ekonomik dhe arsimit. Problemi me ujë të pijshëm është një nga problemet më të mëdha të Kaçanikut dhe ne mendojmë ta zgjidhim përmes tri fazave”, tha ai.

Derisa shtoi se moszhvillimi ekonomik ka ndikuar që të ketë zbrazje të komunës, tha se zhvillimin ekonomik mendon ta bëjë përmes turizmit.

Premtoi ndërtimin e dy shkollave dhe tri çerdheve. Po ashtu ndryshimin e bulevardit, ndërtimin e një rruge, përfundimin e stadiumit, subvencione në bujqësi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →